Mediu: Procesi për Gërdecin është sajesë politike, SPAK nuk gjeti asnjë provë korrupsioni

Mediu: Procesi për Gërdecin është sajesë politike, SPAK nuk gjeti asnjë provë korrupsioni

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij për çështjen “Gërdeci” si një “sajese politike”, duke argumentuar se akuza për shpërdorim detyre është e pabazuar dhe se çështja ligjërisht është e parashkruar. Gjatë një interviste për Syri Televizion, Mediu deklaroi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) e ka hetuar dy herë në mënyrë të thelluar, duke kërkuar të gjitha shpenzimet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë, pa gjetur asnjë provë për përfitim personal apo lidhje korruptive me kompanitë e përfshira në procesin e demontimit të municioneve. “Nuk kanë gjetur asnjë evidencë dhe e kanë deklaruar që s’ka asnjë lidhje apo transaksion financiar apo marrëdhënie të interesit të Fatmir Mediut me kompaninë amerikane SAC apo me firmën Alba Demil. Pra nuk është...