Meçe: Protestat e PD janë tentativa boshe, nuk rrezikojnë më qeverinë

Meçe: Protestat e PD janë tentativa boshe, nuk rrezikojnë më qeverinë

Analisti Arben Meçe deklaroi se në Shqipëri ekzistojnë konjuktura politike dhe agjentura të huaja që synojnë të pengojnë stabilitetin dhe integrueshmërinë e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas tij, veprimet e Partisë Demokratike, përfshirë bllokimet në parlament dhe protestat në rrugë, janë tentativa boshe që kërkojnë vetëm të prodhojnë konflikt politik. Meçe theksoi se këto akte nuk përbëjnë më shqetësim apo kërcënim për qeverinë, pasi janë kthyer tashmë në një normalitet të zbehtë. Ai nënvizoi se rruga e vetme e Shqipërisë duhet të mbetet përmbushja e të gjitha detyrave për anëtarësimin përfundimtar në BE. “Në Shqipëri ekzistojnë konjuktura që janë kundër bashkimit me BE. Sa i përket ngacmimit që i bën faktorit ndërkombëtar, është neglizhente. Situata është sërish ajo që ka qenë. Nuk pres asnjë gjë...