Meçe: Është e turpshme të flasësh për protestën, sesi Noka shtyn Policinë

Meçe: Është e turpshme të flasësh për protestën, sesi Noka shtyn Policinë

Analisti Arben Meçe ka komentuar zhvillimet gjatë protestës së opozitës, duke theksuar se e drejta për protestë në Shqipëri është një e drejtë kushtetuese dhe se fokusimi te përplasjet mes protestuesve dhe policisë është i gabuar. Sipas Meçes, protestat në vend zhvillohen mbi bazën e lejeve dhe njoftimeve paraprake, ndërsa policia ka rolin e përcaktimit të perimetrit për garantimin e sigurisë publike. “Së pari, e drejta e protestës në Shqipëri është kushtetuese dhe unë deri më sot nuk kam parë ndonjë lëvizje që pengon të drejtën e protestës. Leja për të bërë protestë është dhënë dhe të gjitha protestat që janë zhvilluar janë bërë me leje. Thjesht bëhet njoftimi për vendin ku do të zhvillohet protesta dhe më pas policia, për të garantuar sigurinë e...