“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëve të mi, tradhtuan studentët! Kam dashur t’i jap fund jetës

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëve të mi, tradhtuan studentët! Kam dashur t’i jap fund jetës

Pedagogu dhe profesori i njohur Lush Susaj ka bërë një rrëfim prekës këtë të enjte në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Susaj tha se gjatë kohës së komunizmit ka vuajtur shumë, pasi është izoluar për tetë muaj. Madje, në atë periudhë ka humbur edhe vajzën e tij 2-vjeçare. “Kam vuajtur shumë. Kam qenë në Burrel, më hoqën nga puna pse isha tropojan. Më ka vdekur vajza 2-vjeçare”, rrëfeu Susaj. Ndërkohë, Susaj nuk kurseu as kritikat për kolegët e tij, të cilët, sipas tij, tradhtuan studentët gjatë protestës së vitit 2018. “Nuk ua fal sa të kem jetën kolegëve të mi. Tradhtuan protestën e studentëve”, tha Susaj. Sa i përket protestave qytetare të javëve të fundit, Susaj tha se...