“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

Kryeministri Rama i është përgjigjur ditën e sotme protestuesve që e kanë quajtur ‘tradhtar’. Rama tregoi se kur kishte shkuar në Serbi, ua kishte thënë në sy nga pallati i presidentit se Kosova është e pavarur dhe është një histori që nuk kthehet më mbrapa. “Pse thotë ky që t’i japim të ardhmen pronave tona? Cilat prona? E vërteta është që Sazani ka qenë, është dhe do të mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë. Dhe çfarë pronash? Këtë e provon fakti që ne kemi më shumë se dy vite negociata me investitorët për formulën e zhvillimit, që do të thotë ne përfaqësojmë Republikën e Shqipërisë dhe pronën shtetërore. Ata janë investitorët që duan të zhvillojnë në atë pronë. Ne kemi rënë dakord që çfarë ndërtohet...