“Me thashethemet e Blushit merresh akoma ti?”, sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

“Me thashethemet e Blushit merresh akoma ti?”, sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë në GJKKO, ku ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përfshirë në një debat verbal përpara trupit gjykues. Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve. Kryemadhi është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk duhet të flasë bazë thashethemesh e llafesh grash, apo fjalët që i sjell Dumani. Gjykata ka paralajmëruar të pandehurën Kryemadhi se do të nxirret nga salla e gjyqit dhe do të gjobitet nëse përsërit veprimet e saj. DEBATI Meta: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte...