“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial Cumhurbaşkanlığı Külliyesi. Takimi vjen pas Samitit të NATO-s, të mbajtur një ditë më parë. “Ankara, Turqi – Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas Samitit të NATO-s e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan Rama krah fotove të postuara në rrjetet sociale. Në deklaratën e përbashkët të samitit, vendet anëtare u zotuan dhe ranë dakord për një sërë çështjesh sidomos për ato të sigurisë. Krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës rikonfirmuan angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive të anëtarëve të NATOs, sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit. Një tjetër pikë e rëndësishme e dakordësuar nga liderët është ndihma për Ukrainën. Për vitin...