Me 58 vota pro, Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë për vitin 2025
foto ilustruese BRUKSEL- Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Europina ka miratuar me 58 vota pro, raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Në këtë raport të përgatitur nga Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, vlerësohet progresi i vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë theksohet nevoja për reforma më të thella dhe të qëndrueshme. Gjithshtu, raporti vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE, duke theksuar konsensusin e gjerë ndërmjet partive politike dhe mbështetje të fuqishme nga qytetarët për këtë proces. Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave për anëtarësimin brenda 13 muajsh dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reformën në drejtësi me vlerësim të veçantë punën e SPAK-ut. Përmirësimi i sistemit zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit...
Burimi:
zeri.ai