‘Më 10 shkurt, nuk rrihet urtë’/ Noka: Shqiptarët nga çdo cep i vendit bëhen bashkë para Kryeministrisë

‘Më 10 shkurt, nuk rrihet urtë’/ Noka: Shqiptarët nga çdo cep i vendit bëhen bashkë para Kryeministrisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 10 Shkurtit përpara Kryeministrisë. Në postimin e tij, pas takimit në Bathore, Noka denoncon trajtimin diferencues të rrethinave të kryeqytetit dhe propagandën e qeverisë që synon të dekurajojë protestuesit duke i paraqitur si ‘të egër’ dhe ‘veriorë’. Reagimi i plotë i Flamur Nokës: Takimet me strukturat janë domosdoshmëri për cilësinë e organizimit dhe masivizimin e pjesëmarrjes. Rrethinat e kryeqytetit janë përjashtuar nga zhvillimi urban dhe trajtimi i tyre diferencues është pasojë e paragjykimeve krahinore që partia në pushtet ka nxitur kundër banorëve, duke i propaganduar si ‘të jashtëligjshëm’, ‘pushtues’ e një mori cilësimesh të tjera nënçmuese, të cilat nëpërmjet përsëritjes, e ngarkojnë me negativitet një lokalitet të caktuar....