Mbyllja e tre kapitujve në negociata, Antonio Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së
Shqipëria ka bërë një hap tjetër përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke mbyllur tre kapituj të negociatave gjatë konferencave ndërqeveritare të organizuara në kuadër të presidencës irlandeze të BE-së. Në fokus të konferencës janë katër vende kandidate për anëtarësim: Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Sipas një diplomati të Bashkimit Evropian, dy vende kanë hapur blloqe të reja kapitujsh negociues, ndërsa dy vende kanë përfunduar një seri kapitujsh, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në procesin e zgjerimit të BE-së. Shqipëria ka mbyllur tre kapituj negociues që lidhen me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet e jashtme. Ky vlerësim konsiderohet një tjetër hap në përafrimin e vendit me standardet dhe politikat e Bashkimit Evropian. Ndërkohë,...
Burimi:
javanews.al