‘Mbyllja e TikTok, tregues i presionit ndaj fjalës së lirë’/ Gazetari: Qeveria synon kontrollin e rrjeteve sociale
Gazetari Everest Dedaj, i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarrin, ka folur për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë të qasjes së qeverisë ndaj lirisë së shprehjes. Dedaj u shpreh se kjo lëvizje tejkalon një platformë të vetme dhe reflekton përpjekjet për të kufizuar hapësirat e pakontrolluara të komunikimit publik, veçanërisht në rrjetet sociale ku, sipas tij, zëri i qytetarëve dhe i të rinjve mbetet më i lirë. Everest Dedaj: Do të duhet që ta marrim si, po themi, një moment i cili në fakt tregon një panoramë më të qartë të sjelljes së qeverisë ndaj fjalës së lirë, është kjo e TikTok-ut. Padyshim që siç edhe Gjykata Kushtetuese është shprehur, çështjet...
Burimi:
syri.net