Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi gati për procesin. Balla: Nuk bëhet fjalë për ngecje
Sfida e radhës së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian është mbyllja e kapitujve, proces i cili po përgatitet, edhe pse raporti i IBAR nuk është miratuar ende. Në takimin periodik të Këshillit të Integrimit, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, bëri me dije se janë kryer përgatitjet teknike për të paktën 10 kapituj. “Sfida jonë është mbyllja e kapitujve me dinjitet, me cilësi dhe rezultate të pakthyeshme, me Shqipërinë si vend europian. 101 piketa mbyllëse ka marrë sot Shqipëria nga BE. Po përgatitemi teknikisht për mbylljen e të paktën 10 kapitujve të parë. Sa i përket kapitujve për “marrëdhëniet me jashtë”, “kërkimi shkencor” dhe “arsimi”, ne vlerësojmë se Shqipëria i ka kryer të gjitha përgatitjet teknike për mbylljen e tyre, pritet më pas vendimi i...
Burimi:
vizionplus.tv