Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)
Është mbyllur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë. Nga videot e siguruara nga Vizion Plus, qytetarët po nisin marshimin në rrugët e Tiranës. Në rreshtin e parë të turmës, qytetarët kanë bashkuar së bashku flamujt kuq e zi teksa po kalojnë nga 9-katëshet, për të vijuar nga rruga e Kavajës e më pas drejt 21-Dhjetorit. Destinacioni final pritet të jetë kryeministria. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv