Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

Kryedemokrati Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, iu drejtua qytetarëve me një fjalim nga selia e PD. Ai tha se nuk ka forcë në botë që të mund të ndalojë kryengritjen paqësore të shqiptarëve. Sa i përket dhunës, ai akuzoi policinë se ka plagosur qytetarët dhe vetë uniformat blu me molotovë, ndërsa nuk ndali akuzat ndaj drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit. “Qëndruat të pamposhtur ndaj një terrori të një regjimi që u soll si pushtues barbar. Zëri juaj u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin e Edi Ramës. Sot, me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari, besëpreri Bizhga dhe Enton Allushi, Dashamir, shefi i njësisë operative, kanë treguar fytyrat e vërteta prej kriminelësh profesionistë. Nuk kanë asgjë të përbashkët...