Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend
Pas disa herëve 5 minuta pushim dhe tensioneve e debateve, seanca plenare është mbyllur me votim ashtu si edhe u lajmërua nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi. Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë këtu të gjitha rezolutat, projektvendimet dhe projektligjet janë miratuar me votat e socialistëve. Teksa gjatë votimit deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të qëndrojnë në foltore dhe duke bërtitur, ndërsa një pjesë e tyre edhe u kanë rënë tavolinave, duke bërtitur edhe thirrje të tilla si “Hajdut”, “Rama në burg”, “Dorëheqje”. Mes tyre ishin rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së SPAK-ut dhe gjashtë institucioneve të tjera kushtetuese të pavarura, si dhe akti normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit. Si dhe akti normativ që parashikon financimin me 4.3 milionë euro të...
Burimi:
javanews.al