Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar se Shqipëria po mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian teksa e ka cilësuar si një gur kilometrik të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt BE-së. Ndër të tjera ai shtoi se kjo tregon se Shqipëria po jep rezultate dhe po ecën përpara. “Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim 3 kapituj të rëndësishëm negociatorë dhe ky nuk është thjesht një hap, po një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate...
Burimi:
sot.com.al