Mbledhja e qeverisë / Zbardhen vendimet, rritet dëmshpërblimi për të përndjekurit politikë, tre bashki të tjera në Paketën e Maleve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kanë komunikuar vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë. Malaj u shpreh se do të rritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë, ndërsa Demo foli për tre bashki të tjera që i janë shtuar Paketës së Maleve. “Miratuam një ndryshim që lidhet me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave së pari konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të kësteve, nga ana tjetër kemi marrë vendimin që për të gjitha ato pagesat që janë deri në 1 milionë lekë, do të bëhen pagesat me këstin e radhës. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, ministria parashikon që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyerjen e plotë të 6 mijë dosjeve, nga 10 mijë...
Burimi:
top-channel.tv