Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, kryetarja e Komitetit të Helsinkit: E paligjshme! Cenon prezumimin e pafajësisë
Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, e ka cilësuar të padrejtë mbajtjen në kafaz prej xhami të zyrtarëve, gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Skëndaj është shprehur se kjo praktikë është në kundërshtim me kodin e procedurës penale dhe me jurisprudencën e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këto komente të Skëndaj vijnë pasi Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përmes një reagimi të mëparshëm, e vlerësoi si shkelje të rëndë të ligjit dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut, mbajtjen në kafaz metalik apo prej xhami të zyrtarëve gjatë seancave në Gjykatën e Posaçme. Këtë reagim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për këtë çështje,...
Burimi:
javanews.al