Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm
Institucionet e drejtësisë kanë firmosur një marrëveshje për standardizimin e statistikave në sistemin e drejtësisë, me synim unifikimin e mënyrës së mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave mes institucioneve të ndryshme. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se aktualisht ekziston një problem real me mungesën e të dhënave të unifikuara në sistem, ku institucionet i interpretojnë ndryshe të njëjtat statistika. “Sot adresojmë një problem real të sistemit dhe nuk kemi një të vërtetë të vetme të të dhënave që prodhon sistemi. Kemi disa të vërteta dhe duam t’i adresojmë në një të përbashkët,” u shpreh Gogu. Ai theksoi se mungesa e standardizimit krijon mospërputhje në mënyrën si kuptohen dhe klasifikohen çështjet, duke bërë të domosdoshëm një sistem të unifikuar. Sipas ministrit, marrëveshja e re synon...
Burimi:
javanews.al