Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, 27 korrik, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila synon fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi këtë hapa si marrëveshjen më të madhe të mbështetjes financiare në 104 vite marrëdhënie diplomatike me SHBA-në. Ai bëri me dije se procedurat u kaluan me përshpejtim nga qeveria, Kuvendi dhe Presidenti, duke treguar seriozitet maksimal për sigurinë kombëtare. Sipas Ballës, lëvrimet e para të fondit dhe disbursimi i mjeteve të nevojshme ushtarake pritet të fillojnë që në muajin shtator. “Interesi kombëtar është i tillë, që një marrëveshje që forcon kapacitet mbrojtëse të Shqipërisë, për të cilat ne synojmë që, që në shtator...