Marrëveshja me Ficantieri-n, Rama: Dy anijet e para prodhohen për Forcat tona Detare, eksport edhe për vendet aleate

Marrëveshja me Ficantieri-n, Rama: Dy anijet e para prodhohen për Forcat tona Detare, eksport edhe për vendet aleate

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate. Kryeministri Edi Rama tha se fillimisht do të prodhohen dy anijet e para për Forcat Detare të Shqipërisë, duke e çuar në shtatë numrin total të flotës sonë. Ai theksoi se prodhimi do të vazhdojë më tej për të eksportuar anijet te vendet aleate. Rama e konsideroi marrëveshjen të rëndësishme për ekonominë industriale të Shqipërisë dhe të rinjtë që do të rekrutohen. “Është një marrëveshje me Ficantieri-n për të krijuar një shoqëri të re Ficantieri Albania, së...