Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri-Greqi, Rama: Do të furnizohemi me gaz amerikan për një periudhë 20-vjeçare
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës. Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria do të furnizohet me gaz natyror nga SHBA për një periudhë prej 20 vitesh. Rama theksoi se Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme energjetike dhe se projekti përfshin edhe lidhjen me gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), përmes një tubacioni që do ta lidhë me Fierin. Edi Rama: Ishte kjo një javë kur hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike. Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvullimin e qendrës energjetike të Vlorës dhe furnizimit me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me SHBA. Shqipëria do të furnizohet me gaz të lëngshëm amerikan për një periudhë 20-vjeçare....
Burimi:
zeri.ai