Marrëveshja 6 mld $ me SHBA-të, Karakaçi tregon 3 elementet e projektit
Shqipëria ka nënshkruar këtë të martë, 28 prill, një marrëveshje energjetike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me nënkontraktore Greqinë. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Venture Global, Aktor LNG dhe Shqipërisë, e cila parashikon një angazhim 20-vjeçar për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-të. Ky projekt, me vlerë 6 miliardë dollarë, synon të forcojë sigurinë energjetike dhe njëkohësisht sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin, duke e pozicionuar Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në hartën energjetike të Ballkanit.“Siguria energjetike ka lëvizur ka lëvizur dhe është në krye të agjendës sonë kombëtare. Për Shqipërinë do të thotë që të merren hapa konkrete për të forcuar energjizimin dhe për të ndërtuar një sistem që është i qëndrueshëm dhe i orientuar nga e...
Burimi:
javanews.al