Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje prej 3.7% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, një ritëm më i lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të treguesve financiarë dhe ekonomikë të vendit. Sipas Malajt, Ministria e Financave parashikon që rritja ekonomike të arrijë në 4% deri në fund të vitit, e mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve dhe investimet, si publike ashtu edhe private. Ai theksoi se edhe të ardhurat për frymë pritet të vijojnë trendin rritës. Për vitin 2026 ato parashikohen të arrijnë në 12,200 euro, nga 11,355 euro që ishin në fund të vitit 2025, ndërsa objektivi i qeverisë është që deri në fund të vitit 2029 të...