Lushnja bëhet model për sektorin e vajit të ullirit, Salla: Krijojmë kushte për uljen e kostove
Një fazë e re për prodhimin e vajit të ullirit ka nisur zyrtarisht në zonën e Lushnjës. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, prezantoi krijimin e Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), një projekt që synon transformimin e prodhimit individual në një fuqi të përbashkët tregtare. Në këtë iniciativë të parë të llojit të saj për sektorin e vajit të ullirit, janë bërë bashkë 17 fermerë të zonës. Ky organizim vjen si një përgjigje ndaj nevojës për të konsoliduar zinxhirin agroushqimor, duke ofruar një strukturë ku prodhimi mbetet individual, por marketimi dhe shitja bëhen në mënyrë të koordinuar. Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla sqaroi filozofinë pas këtij modeli: “Ky është një model ku fermerët prodhojnë...
Burimi:
javanews.al