‘Lumi i afrohet shtëpisë’, Vasili: Rama s’e kontrollon më veten, investimi mafiozo-kriminal s’e lë të ikë!
Një dosje hetimore e kohëve të fundit ka shërbyer për të demaskuar tërësisht narrativën qeveritare dhe për të ekspozuar atë që përshkruhet si një “investim i jashtëzakonshëm demagogjik dhe politik”, i cili tashmë është bërë “pluhur e hi”. Ky zhvillim ka nxjerrë në pah një realitet të zymtë, veçanërisht në sytë e opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët e kishin parë qeverinë si “korifeun e reformës në drejtësi”. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ish ligjvënësi i PL, Petrit Vasili tha se Kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se nuk e ka më në kontroll veten e tij dhe veprimet politike. Sipas tij, ai nuk i merr më vendimet në mënyrë autonome, por është në varësi të palëve të treta që...
Burimi:
syri.net