Lubonja: Proda nuk u hoq për Vilën, skandaloz inkriminimi i policisë
Publicisti Fatos Lubonja duke komentuar zgjedhjen e kreut të ri të policisë së Shtetit, e cilësoi si skandaloze inkriminimin e policisë. Lubonja tha se largimi i ish-drejtorit të policisë Ilir Proda nuk ndodhi për shkak të ngjarjes me Vilën 31 gjatë protestës së opozitës, por për shkak të lidhjes së tij me Ergys Agasin. ‘Pyetja që mund të ngrihet, pse u hoq Proda? Nuk besoj se u hoq për ngjarjen e Vilës. U hoq se del i lidhur me Agasin. Unë mendoj se këtu nuk është çështja është përfolur apo jo. Policia është e inkriminuar në mënyrë skandaloze. E palogjikshme të mendosh se befas që Rama dhe të tijët, tani paskan vendosur të bëjnë demokraci. E zgjodhën mes gjithë policëve? Ka qenë një komision. Ka...
Burimi:
syri.net