Live/ Referendumi në PD, Berisha rikonfirmohet me 95% të votave në krye të opozitës. Rezultatet në çdo degë

Live/ Referendumi në PD, Berisha rikonfirmohet me 95% të votave në krye të opozitës. Rezultatet në çdo degë

Sali Berisha është rikonfirmuar nga demokratët për një mandat tjetër në krye të Partisë Demokratike. Megjithëse rezultati përfundimtar nuk është bërë ende i ditur nga selia blu, raportimet e gazetarëve të Top Channel nëpër rrethe tregojnë se Berisha ka marrë më shumë se 90% të votave të demokratëve në referendumin e thirrur nga PD-ja. Zgjedhjet megjithëse nuk shënuan ndonjë problematikë u karakterizuan nga një pjesëmarrje e ulët, veccanërisht në degët e vogla. Pas nisjes së procesit të votimit, Albana Vokshi tha se ishin ftuar 51 mijë demokratë për të votuar, 24 mijë më pak se sa në 2021 kur PD-ja zhvilloi për herë të fundit zgjedhje në kohë “paqeje” brenda saj, përpara se të përballej me kalvarin e gjyqeve dhe çarjen e partisë kur Sali...