Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë pa ndërprerje, si një angazhim afatgjatë për rivendosjen e rendit në përdorimin e tyre. Në podkastin e javës “Flasim”, ai theksoi se procesi po përballet me një mentalitet të rrënjosur ndër vite, por rezultatet kanë nisur të jenë konkrete. “Vazhdon, vazhdon, vazhdon me këmbëngulje lirimi i hapësirave publike dhe imponimi i një statusi të ri të hapësirës publike. Nuk është e lehtë. Është lufta me një mentalitet të rrënjosur, mesa duket ende më thellë sesa këto 30 e kusur vite. Mesa duket, i kombinuar edhe me mentalitetin e përpara kohës kur hapësirat publike ishin hapësirat e një shteti unik në një diktaturë të ashtuquajtur të proletariatit, ku proletarët i kishin të...