Lirime dhe emërime të reja ambasadorësh të Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të hënë, 1 qershor, ndryshime në përfaqësimet diplomatike të Shqipërisë jashtë vendit, duke liruar nga detyra disa ambasadorë dhe duke emëruar diplomatë të rinj. Kështu, Presidenti Begaj ka liruar Donika Hoxhën nga detyra e Ambasadores në Bosnjë dhe Hercegovinë (jo rezidente), ndërsa ajo vijon të mbajë detyrën e ambasadores në Republikën e Kroacisë. Po ashtu, është liruar nga detyra Dastid Koreshi si Ambasador pranë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg, si dhe Eglantina Gjermenin nga detyra e Ambasadores pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë. “Tiranë, më 1 qershor 2026Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e:Znj. Donika Hoxha, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë...
Burimi:
javanews.al