Ligji i ri, Shqipëria “e provon sërish” me kripto-asetet

Ligji i ri, Shqipëria “e provon sërish” me kripto-asetet

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Shqipëria është drejt adoptimit të plotë të direktivës së BE-së për tregtimin e kripto-aseteve, nëpërmjet hartimit të një ligji të ri për kripto-asetet. Projektligji sjell një zgjerim dhe detajim të spektrit të instrumenteve, ndërsa përfshin në rregullimin e tregjeve të kripto-aseteve edhe Bankën e Shqipërisë, përveç Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare. Shqipëria pritet të ketë një ligj të ri për tregjet e kripto-aseteve, duke përafruar plotësisht direktivën përkatëse europiane të vitit 2023 (MiCA). Objekti i ligjit është përcaktimi i rregullave dhe kërkesave për ofertën ndaj publikut dhe pranimit për tregtim në një platformë tregtimi të kripto-aseteve, si dhe përcaktimi i kërkesave për ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve. Ligji do të zëvendësojë ligjin aktual të vitit 2020, “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e...