‘Ligji i arsimit të lartë shkakton kolaps në universitetet publike’, pedagogia Sota ngre alarmin për doktoraturat e fshehura

‘Ligji i arsimit të lartë shkakton kolaps në universitetet publike’, pedagogia Sota ngre alarmin për doktoraturat e fshehura

Profesoresha Marinela Sota u shpreh gjatë fjalës së saj se ligji për arsimin e lartë ka shkaktuar një dëmtim të madh në universitetet publike dhe në kërkimin shkencor në Shqipëri. Sipas saj, ky ligj ka dështuar të realizojë objektivat e premtuara, duke çuar studentët më të mirë drejt universiteteve private dhe duke krijuar një kolaps të funksionimit të universiteteve shtetërore. Ajo denoncoi rritjen e administratës dhe krijimin e agjencive të panevojshme, ndërkohë që rankimi i universiteteve duhet t’i lihet tregut dhe shoqërisë. Gjendja e kërkimit shkencor u përshkrua si “zero”, me doktoratura të cilat, edhe pse prodhojnë njohuri cilësore, mbahen të fshehura nga frika e plagjiaturës dhe nuk i shërbejnë shoqërisë. Profesoresha Sota kritikoi gjithashtu mungesën e financimit shtetëror për doktoraturat dhe mungesën e programeve...