Ligj i ri për mbetje, qeveria parashikon venddepozitime të posaçme në të gjithë Shqipërinë
Qeveria po përgatit një draft të ri për menaxhimin e mbetjeve inerte, në një kohë kur në shumë zona të vendit vijojnë të shfaqen problematika me hedhjen e pakontrolluar të dherave dhe mbetjeve nga ndërtimet. Drafti parashikon ngritjen e venddepozitimeve të posaçme në të gjithë Shqipërinë, të cilat do të shërbejnë si pika të përkohshme për grumbullimin e inertëve deri në ndërtimin e infrastrukturës rajonale për trajtimin përfundimtar të tyre. “Në kushtet aktuale, ku infrastruktura rajonale për menaxhimin e mbetjeve inerte mungon ose nuk është ende plotësisht funksionale, depozitimi i pakontrolluar i këtyre mbetjeve përbën një problem të rëndësishëm mjedisor dhe urban”, shkruan Ministria e Mjedisit. Sipas projektaktit, këto venddepozitime do të operojnë deri në 3 vite, ndërsa në raste të veçanta afati mund të...
Burimi:
top-channel.tv