‘Lidhja është gjallë’/ Dhjetëra protestues firmosin bashkimin në një ‘aleancë’ të re si ajo e Prizrenit

‘Lidhja është gjallë’/ Dhjetëra protestues firmosin bashkimin në një ‘aleancë’ të re si ajo e Prizrenit

Protesta e njëmbëdhjetë që po mbahet ditën e sotme në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec, përkon me 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe kjo nuk mund të kalonte pa u vënë në dukje nga protestuesit. Ky përvjetor është kujtuar nga protestuesit në forma të ndryshme, ku më origjinalja është hedhja e firmave të qytetarëve në një pankartë të madhe ku shkruhet ‘lidhja është gjallë’. Në këtë formë, protestuesit krahasojnë lidhjen e Prizrenit të vitit 1878 me protestat e vitit 2026.