“Lidershipi ka uzurpuar PD për interesa personale”, Salianji nga Peshkopia: Berisha nuk mund ta sjellë kurrë partinë në pushtet
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët në Peshkopi, ku ka folur për situatën brenda PD dhe zhvillimet politike në vend. Ai u shpreh se, pavarësisht përjashtimit të tij nga gara për kreun e Partisë Demokratike, do të vijojë takimet me demokratët në të gjithë vendin. “Kjo në fakt është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet kujtdo nëpër studio e media që pyet nuk ka garë, gara është nëpër sheshe! PD nuk uzurpohet, nuk ecet dot mbrapsht!”, tha Salianji në nisje të fjalimit. Ai theksoi gjithashtu se Partia Demokratike duhet të ndryshojë dhe të rikthehet në vlerat e saj themeluese. “Pavarësisht humbjeve, dështimeve, standardit mizerabël sesi është administruar në 13 vite PD, është e vetmja parti që...
Burimi:
vizionplus.tv