Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku fokusi kryesor është goditja e ekonomisë kriminale dhe kthimi i pasurive të konfiskuara në dobi të qytetarëve. Në fjalën e mbajtur në konferencën “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”, organizuar nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara (AAPSK), Lamallari theksoi se lufta ndaj krimit nuk mjafton vetëm me arrestime dhe dënime, por kërkon edhe heqjen e fuqisë financiare të organizatave kriminale. “Sot flasim për drejtësi, për shtet dhe për besim publik. Krimi i organizuar nuk ndërton vetëm rrjete kriminale, por krijon fuqi ekonomike, korrupton dhe godet besimin e qytetarëve tek shteti”, u shpreh ministri. Ai...
Burimi:
javanews.al