Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mbajti fjalën e rastit në OKB, në Forumin Ndërkombëtar për Migracionin. Ai rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për një migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm, të mbështetur në të drejtat e njeriut, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe fuqizimin e diasporës shqiptare. Me reforma konkrete, politika të bazuara në të dhëna dhe partneritete rajonale e globale, Shqipëria po forcon rolin e saj si një partner serioz në qeverisjen moderne të migracionit dhe në rrugën drejt integrimit europian. Fjala e plotë: Të nderuar delegatë të shteteve dhe qeverive, Është një mundësi e shkëlqyer të adresoj këtë Forum në emër të Republikës së Shqipërisë në këtë moment kaq të rëndësishëm për qeverisjen globale të migracionit. Shqipëria është një vend origjine, tranziti dhe,...