“Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin”, Rama: Është pronë private denbabaden, investitorët tejet serioz
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te debatet e fundit publike lidhur me Zvërnecin, duke i cilësuar ato si një lajm të rremë. “Zhurma e madhe që është ngritur mbi një lajm të rremë me demek shteti po fal Zvërnecin. Shteti s’po fal asgjë sepse nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private denbabaden. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet serioz që atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti ka Sazanin, që nuk kanë mbaruar ende negociatat pasi korporata shqiptare e investimeve është...
Burimi:
vizionplus.tv