Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, në pritje të vendimit të PD për bojkotin

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, në pritje të vendimit të PD për bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raportesh vjetore të institucioneve kushtetuese dhe të drejtësisë. Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse Partia Demokratike do të vijojë bojkotin e seancave parlamentare, ndërsa jashtë godinës është paralajmëruar një protestë qytetare. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 16 korrikut dhe paraqitjen e raportit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025. Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”, si dhe diskutimi dhe miratimi i projektrezolutave për veprimtarinë gjatë vitit 2025 të institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë, mes tyre Avokati i Popullit, KLGJ, KLP, KLSH, Prokuroria e Përgjithshme,...