Kuvendi në seancë plenare, miratimi i projektrezolutave dhe diskutime jashtë rendit të ditës

Kuvendi në seancë plenare, miratimi i projektrezolutave dhe diskutime jashtë rendit të ditës

kuvendi TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00, seancën plenare të radhës. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 18 qershor 2026 dhe me njoftimet procedurale. Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë tetë projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura dhe administratës publike për vitin 2025. Mes tyre janë raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentit të Administratës Publike, Autoritetit të Konkurrencës, Komisionit të Prokurimit Publik, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Seanca do të përmbyllet me diskutime për çështje jashtë...