Kuvendi miraton ndryshimet në rregullore pas dakordësisë mes pozitës dhe opozitës

Kuvendi miraton ndryshimet në rregullore pas dakordësisë mes pozitës dhe opozitës

Seanca plenare e së enjtes përfundoi me miratimin e gjashtë ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, pas dakordësisë së arritur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.  Ndryshimet u votuan me 100 vota pro dhe 1 kundër. Me 75 vota pro dhe 22 kundër u miratua ratifikimi i kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për projektin “Porta e Alpeve”. Po ashtu, me të njëjtin rezultat votash kaluan edhe projektligjet për ndryshimet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” dhe në ligjin “Për burimet ujore”. Gjatë diskutimeve, Partia Socialiste tërhoqi propozimin që projektligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian të shqyrtoheshin me procedurë të përshpejtuar brenda një jave. Sipas dakordësisë së arritur, ligjet që lidhen...