Kuvendi miraton 3 projektligje dhe një projektrezolutë në mungesë të deputetëve të PD-së

Kuvendi miraton 3 projektligje dhe një projektrezolutë në mungesë të deputetëve të PD-së

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte një projektrezolutë dhe tre projektligje gjatë seancës plenare, e cila u zhvillua pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike. Me 71 vota pro u miratua projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”. Po me 71 vota pro u miratua edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë”. Ndërkohë, me 72 vota pro deputetët miratuan projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’”, si edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998 ‘Për Shërbimin Informativ Kombëtar’, të ndryshuar”. Seanca...