Kuvendi mbyll aplikimet për Komisionerin e ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhet lista e kandidatëve
Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur aplikimet për Komisionerin e ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në listën e kandidatëve është Alfred Balla, ish drejtues i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe Genta Tafaj, ish drejtuese e vettingut, ndërsa gjithsej në garë janë 7 emra. Kuvendi hap garën për këtë post për herë të dytë, ndërsa vitin e kaluar, kur gara u hap, kandidoi edhe gjyqtarja kushtetuese, Sonila Bejtja. Por PD njoftoi nga Kuvendi përmes Gazment Bardhi se ajo ishte tërhequr nga gara, dhe se i duhej të qëndronte në Gjykatën Kushtetuese deri kur t’i vinte zëvendësuesi. Kreu i grupit demokrat hodhi poshtë zërat se ishte bërë një “Pazar politik” që gjyqtarja e afërt me opozitën, të merrte postin me mandat 5 vjeçar. Por pavarësisht kësaj, as...
Burimi:
top-channel.tv