Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus financat, bujqësia dhe hekurudha Tiranë-Durrës

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus financat, bujqësia dhe hekurudha Tiranë-Durrës

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 në seancë plenare, me një rend dite prej 24 pikash, ku në fokus do të jenë interpelanca me ministrin e Financave, Petrit Malaj, shqyrtimi i disa projektligjeve të rëndësishme dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Pika më e debatueshme e seancës pritet të jetë interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Më pas, deputetët do të shqyrtojnë projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, përfshirë dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore, censin e bujqësisë, mbrojtjen e tokës bujqësore dhe akuakulturën, si edhe ndryshime në ligjin për menaxhimin e kimikateve dhe atë për librin. Në rendin e ditës është përfshirë edhe ratifikimi i marrëveshjes së huas me Bankën Evropiane për Rindërtim...