KUVENDI LIVE! “Shqipëria po trajtohet si plaçkë”, Balla-Zhupës: Dilni në protestën që bën thirrje “Berisha në burg”
Debate të forta kanë shoqëruar seancën plenar në Kuvend, lidhur me mbrojtjen e natyrës dhe protestat që kanë përfshirë vendin. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi qeverinë se përmes këtyre ligjeve ka trajtuar Shqipërinë si një pronë private, duke favorizuar interesa të ngushta në dëm të qytetarëve dhe të pasurive natyrore të vendit. “Paketa e integrimit është në fakt paketa e shfuqizimit të ligjeve që ia kanë dhuruar Shqipërinë oligarkëve dhe klientëve të pushtetit, të cilët e kanë trajtuar vendin si një plaçkë që kryeministri mund ta ndajë sipas dëshirës së vet. Kjo nuk është as Shqipëria europiane dhe as Shqipëria që duan shqiptarët. Ju keni një projektligj për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Përpara se të niste protesta qytetare, kjo ishte...
Burimi:
javanews.al