Kuvendi Kombëtar i PD mbyll punimet pas 7 orësh, delegatët votojnë për 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ja ku do bëhet numërimi

Kuvendi Kombëtar i PD mbyll punimet pas 7 orësh, delegatët votojnë për 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ja ku do bëhet numërimi

Kuvendi i kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet pas një maratone që nisi rreth orës 10:00 dhe vazhdoi për afro 7 orë. Kryetari i Komisionit Mbikëqyrës, Ivi Kaso lajmëroi përfundimin dhe detajet e tjera mbi atë që vijon. Mësohet gjithashtu se ka përfunduar procesi i votimit për 15 komisionet, teksa procesi i numërimit do të zhvillohet në selinë qendrore të Partisë Demokratike dhe do të nisë në orën 20:00. Top Channel