Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut, 15% e organeve vijnë nga Diaspora. Neni “Basha” dhe Primaret nuk preken
Partia Demokratike po mban sot punimet e Kuvendit Kombëtar. Pas fjalës së kryetarit Berisha, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, prezantoi ndryshimet në statut, që më pas u votuan unanimisht nga ana e delegatëve. Ato përfshijnë: Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve....
Burimi:
top-channel.tv