Kuvendi dhe BE nisin projektin për modernizimin e veprimtarisë parlamentare, Peleshi: Duhet të ecim me ritmin e parlamenteve europiane

Kuvendi dhe BE nisin projektin për modernizimin e veprimtarisë parlamentare, Peleshi: Duhet të ecim me ritmin e parlamenteve europiane

U prezantua sot në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë projekti “EU for Democracy”, një program i Bashkimit Europian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III), që synon forcimin e rolit të Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, Drejtori i Programit Rajonal për Europën në International IDEA, Sam van der Staak, zëvendëskryetarët e Kuvendit, përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, si edhe drejtues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të trupit diplomatik, shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit e vlerësoi projektin si një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve parlamentare dhe në forcimin...