“Kush janë këta që thonë se Shqipëria është e jona, dëgjo popullin dhe ik”, Rama i përgjigjet protestuesve: Minimumi duhet të ulesh dhe të kërkosh transparencë

“Kush janë këta që thonë se Shqipëria është e jona, dëgjo popullin dhe ik”, Rama i përgjigjet protestuesve: Minimumi duhet të ulesh dhe të kërkosh transparencë

Rama është i pranishëm në festimet e 35-vjetorit të PS në Fier, ku ka folur edhe në lidhje me protestën që mbahet në Tiranë dhe ka hyrë në ditën e 10-të të saj. “Të mblidhesh sot dhe të kërkosh hesap për një projekt është gjëja më legjitime, por kjo bëhet duke u ulur dhe kërkuar transparencën që kërkon. Dikush që del në protestë dhe kërkon që unë të jem i butë, ka një minimum etik, që të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash: Hajde, ulu me këta ekspertë dhe trego çfarë do të bësh. Jo me atë teknikën se nuk ka negociata, largohu. Kur del në protestë për flamengot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria. T’i kërkosh hesap në këtë formë një qeverie...