Kur politika ndryshon fatin: Dibra nuk është më “xhepi i harruar” i Shqipërisë

Kur politika ndryshon fatin: Dibra nuk është më “xhepi i harruar” i Shqipërisë

Nga Ulsi Manja Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cinizmi i rrjeteve sociale dhe balta e përditshme të bëjnë të mendosh: “A ia vlen vërtet?” Por ka edhe ditë si kjo e djeshmja në Dibër, që ta japin përgjigjen më të pastër. Ditë që të mbushin zemrën, sepse kupton se politika, përtej fjalëve, ka fuqinë të ndryshojë rrënjësisht jetën e njerëzve. Dje Dibra nuk ishte thjesht një vend në hartë. Ishte skena e një rilindjeje që nuk erdhi nga sloganet, por nga një ëndërr shekullore që tashmë ka marrë formë: Rruga e Arbrit. Në Lurë, aty ku dikur rruga ishte sfidë mbijetese, sot asfalti i ri të çon nga Peshkopia në qendër të Lurës për vetëm 37 minuta. Festa e Shënkollit hapi...